I doli emri në përgjimet e ‘Bild’, reagon kandidati i Ramës për Shijakun

Aktualitet

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, emri i të cilit doli përgjimet e publikuara këtë të mërkurë në të përditshmen gjermane ‘Bild’, deklaroi për A2 CNN:

‘I kam dëgjuar nga mediat përgjimet. Un jam kryetar i Partisë Socialiste (Shijak) dhe si i tillë, kam komunikim në telefon me çdo qytetar të Shijakut’.

‘Kryetari i Partisë nuk ka asnjë akses në asnjë institucion. Bën detyrën administrative të partisë. Aq më pak që në kohën për të cilën flitet, unë nuk kam qenë as në marrëdhënie pune. Kam dy vite e gjysmë pa punë’, shtoi Arbana.

Momentalisht Arbana është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut dhe ka nisur fushatën zgjedhore.

ME TE LEXUARAT