Gazetari gjerman që publikoi përgjimet: Ja kush më ndihmoi në Shqipëri

Aktualitet

Gazetari i “Bild” Pieter Tiede i cili publikoi përgjimet e dosjes 339, falënderoi prokurorët dhe gazetarët që e kanë ndihmuar të sigurojë materialet sekrete. Sipas tij, në Shqipëri, mafia kontrollon shtetin dhe duke cituar një prokuror shqiptar “lufta tashmë është e humbur”.

“Bosi i drogës që dëgjohet këtu, u kap më vonë për tregti heroine – dhe u lirua më pas – ai doli nga burgu për shkak se situata iu duk depresive. Çështja është: A po e manipulon mafia politikën, apo po e qeveris ajo vendin?

Përshtypja ime është “ajo mbretëron”. Siç më tha një hetues: Ne e kemi humbur luftën, mafia ka kapur shtetin tonë”.

Gazetari thekson se është ndihmuar nga prokurorë, policë dhe gazetarë për të gjetur materialet. “Falënderimet e mia shkojnë për hetues trima dhe gazetarë guximtarë në Shqipëri, të cilët nuk dorëzohen”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me reagimet e dites se sotme pas publikimit te pergjimeve, gazetari gjerman ka thene se prokuroria shqiptare konfirmoi vertetesine e tyre.

“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot. Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.” -shkruan mes të tjerash gazetari gjerman.

ME TE LEXUARAT