Vendimi qesharak i dy prokurorëve: Ndalojmë median të publikojnë përgjimet e Vangjush Dakos

Aktualitet

Publikimi në gazetën gjermane Bild dhe më pas shpërndarja në median shqiptare e përgjimeve të Vangush Dakos me anëtarët e grupit kriminal të Shijakut ka sjellë reagimin e prokurorisë.


Me një vendim prokurorët e cështjes kanë vendosur që të ndalojnë median dhe organet e tjera të informimit që të publikojnë përgjimet e Vangush Dakos me Astrit Avdylajn.

Sipas prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prenci, publikimi I përgjimeve përbën cënim të sekretit hetimor dhe rrezikon të dëmtojë hetimin e cështjes.

Ndërkohë gazeta gjermane Bild ka publikuar materialet në gjuhën shqipe me transkriptim në gjuhën angleze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duket e pakuptimtë por edhe e pabazuar që prokurorët kanë firmosur një urdhër pa datë, për të ndaluar median në rishpërndarjen e përgjimit mes Vangjush Dakos dhe anëtarëve të grupit të Shijakut./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT