Trafiku i klandestenëve, 450 CD me përgjime fundosin grupin, dosja në gjykatë

Aktualitet

51 të pandehur kanë përfunduar në gjykatë pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin “One if by land”.

Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt shtetëve të Bashkuara, Kanadase dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli.

Mbi të gjithë të pandehurit rëndojnë akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.

ME TE LEXUARAT