Serbia ashpërson retorikën: Prishtina shkakton destabilitet në rajon

Aktualitet

Në një kohë kur apelohet për dialog mes palëve, Serbia vijon të provokjë me qënrimet publike që mban ndaj Kosovës.

Së fundmi, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se Prishtina destabilizon rajonin.

Këtë qëndrim ai e mbajti gjatë takimit që pati me homologun e Sllovakisë dhe njëherësh kreun e OSBE-së, Miroslav Lajçak.

Kreu i diplomacisë serbe u shpreh se vendimi i Kosovës për të taksuar mallrat serbe dhe ato boshnjake me 100 për qind,  po krijon kushtet për një destablilizim në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duke pasur parasysh se Lajçak vizitoi Shqipërinë, dhe se do të vizitojë vendet e tjera, si dhe misionin e OSBE në Kosovë, është e rëndësishme për të shkëmbyer mendime në lidhje me të gjitha problemet dhe sfidat, si dhe aktet e njëanshme të Prishtinës, të cilat kërcënojnë të shkaktojnë destabilizim të të gjithë rajonit”, tha ministri i Serbisë.

ME TE LEXUARAT