Ivica Daçiç bën gjestin e turpshëm me monedhën 100 dollarëshe: Kosova është Serbi!

Kosovë&Rajon

Në kohën kur pritet që të arrihet më në fund në një marrëveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë falë edhe ndërhyrjes së fortë në këtë process edhe të Bashkimit Euriopian ku së shpejti mbahet edhe Samiti i Parisit, me sa duket për serbët kjo nuk është pengesë për të treguar ambiciet e tyre “ekspansioniste”.

Diçka të tilllë ka shpërfaqur së fundmi edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në këto fotografi ku shihet se në valutën 100 dollarëshe, e ka shkruar “Kosova është Serbi”.

Në Serbi e kanë nisur një aksion në rrjetet sociale “për kthimin e Kosovës e Metohisë në Serbi nëpërmjet rrugës paqësore”.

Ky aksion po zhvillohet në një mënyrë pak të çuditshme kështu që ata që po marrin pjesë në të po shkruajnë “Kosova është Serbi” në kartëmonedhat prej 100 eurosh, dollarësh e valuta tjera, gjë e cila ka bërë protagonist edhe zyrtarin e lartë serb.

ME TE LEXUARAT