Elisa Spiropali: Jua them me siguri, Berisha e Basha kërkojnë viktima në protesta...

Politikë

Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Open në Top Channel.

Spiropali deklaroi se Berisha dhe Basha kërkojnë me insistim viktima në protestat e tyre.

Duke ju referuar rastit të rrahjes së një protestuesi në tubimin e PD-së, Spiropali deklaroi se “Sali Berisha është kthyer në gjahtarë viktimash”.

“Sali Berisha dhe Lulzim Basha duan të prodhojnë viktima në protesta. Jua them me përgjegjësi të plotë. Ju them shqiptarëve që dalin në protesta se janë në të drejtën e tyre të protestojnë, por po ju them se ka rrezikshmëri, pasi ka plan për të shkaktuar viktima dhe destabilitet”, deklaroi Spiropali.

ME TE LEXUARAT