Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Vodhën arkën, reagon Kisha Ortodokse: Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë

Në orët e para të mëngjesit të së hënës persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.

PËRDHOSJE E RIPËRSËRITUR I OBJEKTEVE TË KULTIT

Sot datë 03.06.2019 Katedralja “Apostull Pavli dhe Shën Asti” është përdhosur dhe bastisur nga persona të panjohur, duke dëmtuar arkën e qirinjve dhe të besimtarëve. Është për të ardhur keq që objektet e kultit bëhen objekte abuzimi dhe përdhosjeje.

Këto ngjarje tronditin ndërgjegjen e besimtarëve orthodhoksë, por edhe të gjithë atyre qytetarëve të ndershëm, të cilët respektojnë shenjtërinë e objekteve të kultit, pavarësisht se kujt komuniteti fetar i përket.

Përsa ndodhi u njoftuan organet e rendit, të cilat kryen mbledhjen e provave për zbardhjen e ngjarjes. “Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë” (Lk.23:34)! Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë dhe t’i mëshirojë këta persona keqbërës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet