Të çara në kokë dhe nofull, fotot e protestuesve nga spitali

Aktualitet

Një denoncim me foto të rënda, është bërë sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, për agresivitetin që ka treguar policia ndaj protestuesve, mbrëmjen e djeshme. Pamjet janë një dëshmi e tmerrshme.

“Dhunë kriminale e narkogangsterëve të Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut! Kriminelë të narkopolicisë civile, - tregon Berisha në Fb, -  kanë goditur me qytë revolveri dhe shkaktuar plagë të rëndë në kokë, në hundë, në nofull dhe trup, protestuesve paqësorë, Ymer Çela dhe djalit të tij Erjon Çela.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte brutale të gangsterëve të narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut: do të mbani personalisht përgjegjësi për këto krime të shëmtuara."

ME TE LEXUARAT