Katër tërmete të tjerë trondisin Korçën, më i forti 3.9 ballë

Aktualitet

Korça ende nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Sot janë regjistruar të paktën tre lëkundje të tjerë, duke e çuar në 68 numrin e tërmeteve të shënuar në këtë zonë brenda 3 ditësh.

IGJEUM njofton se ka regjistruar tre goditjet e datës 3, që nisen që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03: 06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9.

35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Deri më tani numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti ka shkuar në 184, 60% e të cilave të pabanuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga Ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira.

ME TE LEXUARAT