“Ç’thonë ata, mua më bëhet vetëm shëndet”- Rama u përgjigjet për ‘infarktin’ dhe një mesazh çunave të Laçit

Kliko per me shume info

Pak kohë më parë, në media qarkulloi një lajm sipas të cilit kryeministri Edi Rama kishte pësuar infarkt.

Nga Kurbini, kryeministri Rama tha se këto ishin lajme të pabaza dhe se gëzonte shëndet të plotë.

Kliko per me shume info

Kryeministri kërkoi votën e laçianëve për kandidaten e Partisë Socialiste, duke shtuar se të gjithë ata që ndjekin Lulzim Bashën do t’i kenë dyert të mbyllura jashtë vendit.

“Ky është një vend ku askush nuk është i ndaluar të bëjë asnjë lloj aktiviteti politik. Ky është një vend ku gdhihen dhe ngrysen duke e ngritur dhe duke e ulur kryeministrin si hajdut, si kriminel, si drogaxhi, si të gjitha të zezat.

Qysh se kam hyrë në këtë politikë e deri më sot, kam dëgjuar të gjitha të zezat për çdo punë që kam filluar të nis e për çdo punë që kam bërë. Por siç e shihni, pavarësisht se ata nxorën dhe lajmin që më ra infarkt, jam në rregull. Për sa kohë gabimet që mund të bëj apo dhe dështimet që mund të kemi, nuk janë rezultat i qëllimit për të bërë keq, apo për të futur dorën në xhepin e njerëzve, apo në pasuritë që i takojnë të gjithë fëmijëve të këtij vendi.

Çfarë thonë ata mua më bëhet vetëm shëndet. Unë i uroj shumë sukses Majlindës. Nuk e diskutoj e para e punës që gratë e demokratëve do votojnë Majlindën por dhe ca demokratë do ta votojnë, shumë të tjerë nuk do shkojnë fare në votim, kurse ata që do mendojnë rrugën e tretë po ua përsëris prapë çunat e Laçit, Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie se tek kasollja e Lulit nuk ngelet gjë për ju se i ha të gjitha kunati”, tha Rama.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here