Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Cfarë ndodhi në avionin e nisur nga Tirana?! Shqiptari bërtiste e kërcënonte, rrahu babain

Mediat italiane kane shkruar ne lidhje me ngjarjen e ndodhur me avionin e Blue Panorama qe u detyrua te kryente ulje emergjente ne Pescara edhe pse ishte nisur me destinacion Romen.

“Shumë frikë për pasagjerët e fluturimit Panorama Blue Express qe u nisën nga Tirana në Shqipëri në orën 16:45 dhe u drejtuan për në Romë. Një pasagjer shqiptar 30-vjeçar, disa minuta pas ngritjes filloi të bërtiste dhe kërcënonte edhe udhëtarët e tjerë. Në atë moment ai filloi rrahjen e babait të tij të moshuar te cilin e qelloi në fytyrë”, shkruan Ilpescara.

Stafi dhe disa pasagjerët e tjere u përpoqën ta qetësonin të riun, por ai e rriti zemërimin e tij. Një tjetër pasagjer, menaxher italian, arriti ta qetësonte per pak minuta derisa aeroplani pastaj u ul në Pescara, ku shqipari u arrestua dhe babai i tij u dërgua në spital./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.