Berisha: Si luhet me pasagjerët me linjën ‘Air Rama’

Kliko per me shume info

“Shikoni si luhet me pasagjerët me linjën Air Rama! Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital,” bën të ditur sërish sot në Fb, ish-kryeministri Sali Berisha, problemin e radhës së qytetarëve shqiptarë.

Përshëndetje z. Berisha!
Si jeni? Ju urojmë shëndet!

Kliko per me shume info

Doja t’ju vija në dijeni për një problem që po hasim me udhëtimin tonë nga Arabia Saudite në Tiranë. Jemi tranzit në Stamboll si zakonisht në vitet e kaluara, mirëpo këtë vit na thanë këtu në Saudi, në aeroport, se udhëtimi ynë nga Stambolli në Tiranë me agjensinë e fluturimit “Turkish Airlines” nuk shfaqet fare në sistem, pra nuk ekziston asnjë lloji udhëtimi me “Turkish Airlines” sot nga Stambolli drejt Tiranës.

Me shumë gjasa mund të na bëjnë të udhëtojmë me “Air Albania”, ndërkohë që ne i kemi paguar biletat si për me “Turkish Airlines” dhe jo me “Air Albania”.

Pra, nëse është kështu, kjo është një aferë e pastër korruptive sepse “Air Albania” nuk figuron asgjëkundi si agjensi fluturimesh e regjistruar online dhe pa asnjë zyrë tek e cila mund të blesh bileta me emrin e kësaj kompanie fiktive fantazëm.

Ju lutemi doktor, si një person publik me ndikim të lartë në Shqipëri, denoncojeni këtë rast.

Ju faleminderit dhe kalofshi mirë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here