1 mijë e 700 policë në gatishmëri: Refuzohet kërkesa e opozitës për protestën

Aktualitet

Protesta e opozitës do të angazhojë edhe efektivët e policisë, të cilët mësohet se do jenë 1 mijë e 700 të tillë.

Ndërkohë, një tjetër përplasje në distancë është regjistruar, teksa Policia ka refuzuar kërkesën e opozitës sa i përket kohëzgjatjes së tubimit.

Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë.

Por Policia ka kthyer përgjigje duke lejuar protestën nga ora 19:00 deri në orën 21:00, vetëm në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, ndërkohë që shumë gjëra kanë ndryshuar, por jo kauza për largimin e Kryeministrit.

ME TE LEXUARAT