Ministrja Denaj: Fasonët, prioritet në rimbursimin e TVSH-së

Kliko per me shume info

Angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSh-së pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike. Kështu u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një vizite në një sipërmarrje fasonësh në qytetin e Beratit.

Ministrja Anila Denaj shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të paguar të gjithë rimbursimet e prapambetura në një kohë sa më të shpejtë dhe informoi se, vetëm në vetëm në muajt e parë të vitit 2019 janë paguar afro 12 milion dollarë, apo 28 për qind më shumë rimbursime se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kliko per me shume info

“Në këto 5 muaj ne kemi paguar 12 milionë dollarë më shumë se sa 5 muajt e vitit 2018 dhe besoj se deri në fund të qershorit do të kemi mbyllur të gjithë vonesat për fasonët, për grumbulluesit dhe eksportuesit, në një prioritet që i dhamë me pagesat e TVSH-së për secilën nga këto industri dhe për të gjithë bizneset të monitoruar dhe nga niveli qëndror ministrisë”, u shpreh Denaj.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here