Kontejneri në Durrës, Arbër Cekaj në arrest në Gjermani, dërgohet në gjyq në Tiranë

Kliko per me shume info

Prokuroria e krimeve të rënda ka mbyllur hetimet për kontejnerin me 613 kilogramë kokainë që u bllokua në Durrës më shumë se një vit më parë.

I pandehur kryesor është biznesmeni Arber Cekaj i cili dërgohet në gjyq në mungesë për këtë cështje edhe pse mbahet në burg në Gjermani.

Kliko per me shume info

Dy të pandehur të tjerë janë Armando Pezaku dhe Donald Lushaj, shoferë dhe punonjës të kompanisë së Arbër Cekajt.

Ajo që bie në sy nga kjo vendimarrje e prokurorisë është se nuk janë zbuluar as financuesit dhe as organizatorët e këtij rasti trafiku.

Kontejneri me droge u ndalua ne Maminas ne magazinat e kompanise se bananeve ne pronesi te Arber Cekajt.

Sasia prej 613 kg kokaine kishte ardhur nga Ekuadori dhe mbeti pa u zbuluar deri ne Durres nderkohe qe nuk dihet kush kane qene financuesit dhe urdheruesit e ketij aktiviteti./lajmifundit.al

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here