Gati vendimi, fatura e dritave do të paguhet një herë në tre muaj

Kliko per me shume info

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese sot, është diskutuar në lidhje me projektin e OSHEE, për leximin e matësit të energjisë elektrike një herë në tre muaj.

Sipas drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, leximi do të bëhet një herë në tre muaj dhe kështu do të jetë edhe pagesa. Sipas Çelës, ky projekt do të zbatohet fillimisht në një zonë të caktuar, e më pas do të ketë shtrirje më të gjerë. Projekti do të jetë në bashkëpunim me Entin Regullator të Energjisë dhe ka si qëllim uljen e mbifaturimeve.

Kliko per me shume info

“Dy muajt e tjerë që nuk bëhet leximi, do ti shkojë fatura në bazë të mesatares shumëvjecare. Fatura e muajit të tretë do jetë faturë sistemuese, kështu është eksperienca dhe në Itali dhe në zona të tjera. Ne mendojmë që diku nga shtatori mund të fillojmë në një zonë të caktuar, të fillojmë meleximin tre mujor, dhe pastaj në muajt në vazhdim tëshohim ta zgjerojmë në dimensione më të gjëra. Duhet të ndërojmë të gjitha matësat, sepse janë të gjithë lehtësisht të manovrueshëm”, tha Çela.

Çela tha se mbi faturimi edhe pse vijon të jetë prezent vihet re një numër i ulur i ankesave të qytetarëve.

“Sigurisht ka mbifaturime për sa kohë ne nuk e kemi sistemin e matjes online, i cili do ta zgjeronte mundësinë e mbifaturimit. Por ne kemi një gjë shumë pozitive. Në qoftë se ne bëjmë krahasimin e ankimimeve që kanë ardhur pranë operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike p0ër kefaturim, që nga janari i 2015 dhe deri sot, do vëreni që nr i faturimeve është reduktuar me mbi 50%”, tha Çela.

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, u diskutua gjithashtu edhe problematika e kabinave elektrike të amortizuara, të cilat duhet të shpronësohen për t’u zëvendësuar me kabinat e reja. Duke qenë se problemi kërkon zgjidhje ligjore, kryetari i komisionit Niko Peleshi, ka propozuar të zgjidhet me anë të votimit./shqiptarja

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here