Dy shqiptarë ngjiten në Everest, babë e bijë ja dalin me sukses

Kliko per me shume info

Mrika Nikqi dhe i ati i saj, Arianit Nikqi, ia kanë dalë me sukses të ngjiten në majën më të lartë në botë, Everest. Kjo është bërë e ditur në faqen e tyre të web-it, ku kanë shkruar:

“Ekspedita Everest 2019 përfundoi me sukses! Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi në majën më të lartë në botë! Mrikë malësorja si 17 vjeçare njëherësh alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikqi, sot me datën 27 maj në ora 6:00 realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë,Everest.”

Kliko per me shume info

Everesti është pika më e lartë në botë, me 8848 metra mbi nivelin e detit.

Mrika Nikqi e cila është vetëm 17 vjeçare, ka për qëllim që para se ti mbushë të 18-at të ngjisë 7 majat më të larta në botë. Deri tani ka arritur që të ngjitet në 4 prej tyre.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here