Berisha thirrje vlonjatëve: Shpalleni ‘non grata’ Ramën

Kliko per me shume info

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë sot dhe veçanërisht atyre të Vlorë, pas deklaratës së kryeprokurores Arta Marku se qarku i Vlorës ka kriminalitetin më të lartë në vend. Po ashtu, po sot u njoftua nga Vlora, atentati me kallashnikov ndaj dy të rinjve, njeri prej të cilëve humbi jetën. Bëhet fjalë për qarkun ku është deputet kryeministri i vendit, Edi Rama

Në shënimin e tij në Fb, Berisha shprehet:

Kliko per me shume info

“Vlora, perla e Mesdheut, është shndërruar tani si kurrë ndonjëherë më parë nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzës, Edvin Kristaq Krimi, në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve në thellësi të detit apo tretjes në vaskat me acid, të Shqipërisë dhe Europës.

Këto vite të Edvin Kristaq Krimit, qindra djem, burra të saj, u ekzekutuan në arat apo magazinat e hashashit, në rrugët, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhdukën të mbytur nga duar kriminale në thellësitë e detit, u dogjën të gjallë apo u tretën në vaskat me acid për të mos patur një varr në këtë botë.
Të gjitha keto nga banda mizore të lidhura si mishi me thoin me pushtetarët lokalë dhe narkoqeveritarët horra me në krye Edvin Kristaq Krimin.

Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të ngrihen në lartësinë e trimërisë dhe virtuteve të tyre, të ndëshkojnë dhe të shpallin “nongrata” monstrën, që me politikat dhe lidhjet e tij të krimit krijoi në Vlorë një klimë horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, të cilën vlonjatët nuk e ka njohur as në kohërat e pushtimeve më të egra.

Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të ngrihen me guxim në protesta të fuqishme dhe të çlirojnë qytetin e tyre nga narkoqeveritarët horra dhe bandat e tyre, që pasurohen çdo ditë mbi gjakun, jetët e humbura, të të rinjve të vrarë, të zhdukur, të mbytur apo të shkrire në acid të saj.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here