Arta Marku në Kuvend: Vettingu ndikoi negativisht në punën e prokurorëve

Aktualitet

Procesi i vettingut ka pasur ndikim negativ në punën e prokurorëve gjate vitit te kaluar. Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku e pranoi kete fakt gjate raportimit në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve të drejtuar nga Ulsi Manja.

"Ka qenë një vit jo i zakonshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Ka nisur procesi i vetingut. Shumë prokurorë kanë qenë gjtë gjithë kohës në korrespondencë me KPK. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh , kjo do të thotë që prokurorët kanë qenë pak apatikë, pasi në mënyrë të pashmangshme ky proces ka ndikur negativisht mbi ta, duke i bërë edhe të pasigurtë. Pavarësisht se të gjithë këtu kemi rënë dakord që reforma duhej dhe vetingu është i pashmangshëm pasojat janë këto."

Bazuar ne raportin e punes per vitin qe shkoi ka një ulje e numrit të materialeve që janë trajtuar nga prokuroria në krahasim me vitin 2017 por zonja Marku tha se nuk është tregues i rënës së punës së prokurorisë.

"Ka një ulje të lehtë të numrit total të materialeve që janë trajtuar nga prokuroria por nuk mund të tregohet në asnjë mënyrë si rënie e treguesve të punës së prokurorisë. Porkuroria është institucion që nuk punon vetëm dhe vetëm një numër i ulët mund të jenë regjistruar me iniciativën e saj pjesët tjetër janë referime nga policia dhe institucione të ndryshme."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria në Tiranë me 31%

ME TE LEXUARAT