Arratisja spektakolare, dy shqiptarët sharruan hekurat e burgut

Kliko per me shume info

Dy shqiptaret Adriatrik Gega dhe Ervis Markja janë dy shqiptarët më të kërkuar në Itali për momentin.

Gega dhe Markja u arratisën nga burgu I sigurisë së lartë në Caserta duke vënë në alarm të gjithë policinë italiane.

Kliko per me shume info

Dy shqiptarët, sipas mediave italiane, janë arratisur nga burgu rreth orës 03:00 të mengjesit të ditës së dielë duke arritur që të shmangin të gjithë sistemin e sigurisë edhe pse I sofistikuar.

Por edhe pse të dielën nuk u dhanë detaje të shumta mbi arratisjen e dy shqiptarëve, mediat italiane, bëjnë me dije se Gega dhe Markja kanë sharruar hekurat e qelisë e më pas janë larguar.

Gjatë arratisjes ata u ndihmuan edhe nga reshjet e dendura të shiut.

Por pavarësisht këtyre fakteve, arratisja e tyre ka bërë bujë dhe për rastin e dënimit.

Adriatik Gega është arrestuar dhe burgosur në vitin 2012, nën dyshimin se i përkiste një grupi që grabiste banesat në zonë.

Kurse, Ervis Markja u arrestua në janar 2016 me akuzën e rezistencës ndaj autoriteteve.

60 agjentë janë vënë në kërkim të dy të arratisurëve ndërkohë që kontrolle të shumta po kryhen në qendrat e transportit publik në Itali.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here