Alban Skënderaj zbulon kur do ta djegë me shoqërinë

Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani lidhën kurorë pas 12 vjetësh bashkë, më 7 maj 2019.

Çifti e mbajti sekret ceremoninë në plazhin e një ishulli të pabanuar, deri dje, kur publikoi fotot përrallore në Instagram.

Martesa e tyre ishte aq e fshehtë sa as miqtë e ngushtë nuk morën vesh gjë deri dje kur panë fotot e celebrimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe pyetjes “a do të ketë një dasmë me miq e të afërm?”, Alban Skënderaj i është përgjigjur dje. Ka qenë këngëtari Renis Gjoka ai i cili e ka pyetur me humor dhëndrin: “Kur do e djegim!”

Dhe përgjigja e Albanit ka qenë: “Shumë shpejt!”

Kjo na bën të mendojmë se Albani dhe Miriam po planifikojnë edhe një festë me miqtë e tyre dhe familjarët, të cilët nuk ishin pranë tyre në momentin e kurorëzimit.

Në postimin e djeshëm kantautori ka shkruar edhe disa fjalë të ndjera në Instagram, ku shprehet se ka lidhur kurorë në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar në mes të oqeanit.

“Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencen e engjëllit tonë, Amelisë”, shkruan ai.

Miriam, e veshur me një fustan të thjeshtë nusërie dhe me vello të gjatë dhe Albani,me një kostum të bardhë, i thanë “po” njëri-tjetrit pak metra nga vendi ku kantautori i propozoi këngëtares në vitin 2013.

ME TE LEXUARAT