‘Afganistani më shkatërroi’, ushtari i mbijetuar kërkon ndihmë

Kliko per me shume info

Christopher Carr ishte një adoleshent kur luftoi në një nga betejat më të përgjakshme në Afganistan në vitin 2007.

Trauma e dukshme e konfliktit e ndryshoi Chris përgjithmonë, shkruan sot Daily Star.

Kliko per me shume info

Duke folur në Birmingem Live, ai tha: “Gjatë asaj kohe isha i ekspozuar ndaj incidenteve traumatike të luftës që rezultoi në vrasjen e nëntë anëtarëve të regjimentit tim në veprim.

Katër prej tyre ishin nga kompania ime e pushkëve”.

Chris tha se ai vrau tre vetë, nëse jo më shumë gjatë betejës së Garmsir dhe pasi dëshmoi miqtë që vdiqën në vijën e frontit ai mbeti i traumatizuar.

Ish-ushtari tha se ishte “vetëm një djalë, një fëmijë” kur ai ishte i ekspozuar ndaj dhunës në moshën 18 vjeçare.

Dhe pasi ndau kujtimin e makthit të vrasjes së një prej miqve më të ngushtë, Chris tha: “Më shkatërroi”.

Pas 4 vitesh shërbimi djali u largua nga fronti i luftës dhe tregoi se prej atëherë është duke u përpjekur t’i kthehet një jetese normale edhe pse është shumë e vështirë ende sot për të.

Ai gjithashtu tregon se pavarësisht se është kthyer në jetën dhe përditshmërinë e tij të mëparshme përsëri tregon se ka shumë vështirësi të përshtatet me një jetesë normale.

Gjithashtu në dëshpërim Christopher tregon se më tepër se miq gjatë betejave, ka humbur pas tyre në jetesën ‘normale’ ku ata edhe kanë vrarë veten duke mos përballuar dot traumat e luftërave dhe duke kaluar në depresion të thellë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here