700 CD me përgjime, Arta Marku flet në Kuvend për dosjet 339 dhe 184

Kliko per me shume info

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku eshte pyetur diten e sotme ne Parlament për dosjen e përgjimeve 339 dhe 184.

Marku tha para Komisionit te Ligjeve se dosjet kanë problematika dhe janë zvarritur prandaj ka kërkuar që të punohet shpejt dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.

Kliko per me shume info

“Vazhdojnë të jenë në hetim, nëse do të ishte ndonjë vendimarrje do ishte marrë vesh. Aty ka një problematikë, dosjet janë zvarritur dhe janë mbetur pa veprime. Ka pasur vetëm përgjime të shumë numrave të telefonit të cilat përvecse janë bërë nuk janë zbardhur dhe nëse nuk transkriptohen janë të palexueshme.

Aktualisht këtyre ceshtjeve u është dhënë gjithë rëndësia.Çështja 339 po hetohet nga një grup prej 2 prokurorësh dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore.

Ka pasur 700 CD dhe video të patranskriptuara dhe po punohet për të. Ju garantoj se shumë shpejt do ketë vendimmarrje.

Dhe 184 ka qenë në të njëjtën gjëndje. Janë regjistruar përgjime pa asnjë veprim hetimor.pas dy vitesh janë regjistruar emrat e personave në hetim. Ka një prokuror që po heton dhe po zbardhen transkriptet dhe besoj se do të ketë një vendimarrje të shpejtë. U kam kërkuar prokurorëve që të hetojnë shpejt, pa cënuar cilësinë dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.”

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here