Vjen përgjigja e Lulzim Bashës pas letrës së pestë të Edi Ramës

Politikë

Kryetari i PD Lulzim Basha i eshte pergjigjur letres se peste te kryeministrit Edi Rama duke thene se opozita nuk ka kthim ne rrugen qe ka nisur.

POSTIMI I BASHES
Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa

ME TE LEXUARAT