Protestat e opozitës, Rama njofton Bashën: PS shtyn hapjen e fushatës elektorale

Politikë

Partia Socialiste do ta çele zyrtarisht fushatën elektorale në datën 1 Qershor dhe jo në 31 Maj siç kishte lajmëruar vetë kryeministri. Arsyeje e kësaj shtyrje është për të mos u përplasur me opozitën e cila do të zhvillojë protestën e radhës të premten e fundit të këtij muaji.

Por kjo është e vetmja datë që mund dhe do të shtyhet, thotë kryeministri Rama në letrën e tij të 5 për Lulzim Bashën, pasi 30 Qershori nuk ka asnjë shans të ndryshoje përsërit ai.

“Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë.

Zgjedhjet e 30 Qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi”.

ME TE LEXUARAT