Vjen goditja e radhës për Gjinushin, pedagogia i nxjerr CV-në

Aktualitet

Pedagogia Dhurata Shehri ka ironizuar zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Teksa ka publikuar një pjesë të CV-së së Gjinushit, Shehri shprehet se ka gabuar rëndë nëse ka menduar se në Shqipëri mund të ketë ende ndonjë akademik.

Në CV dallohet qartë sipas Shehrit, kontributi i 30 viteve të fundit të Gjinushit. Nga CV që ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në profilin e saj në Facebook, shihet se si Gjinushi ka bërë një kapërcim nga pedagog i matematikës, në politikan.

Ndryshimi evidentohet në vitet 1987–1991, ku Skënder Gjinushi ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe Ministër i Arsimit.

Statusi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri! Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit!

Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë (Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972).

Skënder Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit (1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001–2002)”.

ME TE LEXUARAT