T’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbësirat! Mesazh i protestuesve të dënuar nga komisariati i Lezhës

Kliko per me shume info

Protestuesit e burgosur në Komisariatin e Lezhës i kanë dërguar një mesazh sot, ish-kryeministrit të vendit, Sali Berishës dhe nëpërmjet tij, mijëra qytetarëve që mbrëmjen e sotme do të bashkohen në një tubim të ri në Tiranë me thirrjen “Rama ik”.

Mesazhin kuptimplotë, ish-kryeministri Berisha e ka publikuar të plotë me këtë shënim: “T’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbësirat! – Mesazh i të burgosurve politikë nga qelitë e parburgimit të narkoshtetit!

Kliko per me shume info

Përshëndetje dr. Berisha, ju uroj shëndet e mirësi në familje. Unë që po ju shkruaj jam nga Lezha dhe ndodhem në Komisariatin e Policisë së Lezhës, së bashku me katër qytetarë të tjerë.

Motivi i shoqërimit është vetëm politik dhe po mbahemi në shkelje të ligjit, ku na është sekuestruar liria vetëm për të mos patur mundesi që t’i bashkohemi protestës së sotme, që mbahet në ora 19:00 në Tiranë.

Regjimin e krimit dhe drogës e ka zënë tmerri!
Ne jemi me ju me zemër edhe pse fizikisht klika e narkoshtetit po na e mohon këtë të drejtë kushtetuese.
Ju përshëndesim nga qelitë e paraburgimit me shpresë që do të triumfojë liria e munguar në këto 6 vite.
Me respekt maksimal!

T’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbësirat! Rama ik! Fitore!

loading...