Tension para Kuvendit, policia hedh ujë mbi protestuesit
Tensionohet situata përpara ndërtesës së Parlamentit. Një grup i vogël protestuesish, pasi kanë larguar gardhin metalik, kanë hedhur sende të forta, shashka dhe tymuese në drejtim të forcave të rendit. Policia bën thirrje me megafon se po dëmtohen oficerët:
“Ruani qetesinë, distancohuni nga veprimet e dhunëshme. Mos godisni punonjësit e policisë“. “Z.Gazment Bardhi keni përgjegjësi penale si organizator i protestës. Bëni thirrje protestuesve të mos godasin policinë”.
Policia është përgjigjur duke përdorur makinën e ujit, ndërsa disa protestues janë parë të rrëzohen mbi asfalt nga presioni. Është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi, i cili ka larguar grupin e protestuesve.