Sot protesta kombëtare e opozitës, sa pritet të zgjasë

Aktualitet

Qytetarët nga e gjithë Shqipëria do të protestojnë mbrëmjen e sotme në Tiranë, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë e tyre për zgjedhje të lira e një qeveri të zgjedhur nga populli.

1500 forca policie dhe civilë janë vendosur në gadishmëri të protestës së sotme e cila pritet të zgjasë 5 orë.
Opozita ka kërkuar që protesta të fillojë në orën 19:00 dhe të mbyllet në orën 23:59.

Ndërkohë Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj zbuloi në Tempora se protesta do të vijojë deri më 30 qershor.

Në anën tjetër Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve të shmangin aktet e dhunës./ora news

ME TE LEXUARAT