Sokol Balla gjen zgjidhjen e krizës: Rama dhe Basha të jenë të dy kryeministra!

Kliko per me shume info

Gazetari pranë qeverisë Sokol Balla ka hedhur dje një tezë të fortë, teksa tha se zgjidhja e krizës politike mund të bëhet duke vendosur dy kryeministra, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Sipas tij dy kryeministrat mund të kishin mundësi që të kontrollonin njëri-tjetrin, deri në përgatitjen e vendit për zgjedhjet lokale të 2021.

Kliko per me shume info

Të ishin dy kryeministra, Rama dhe Basha. Jo të dublonin njëri-tjetrin, por të kontrollonin njëri-tjetrin.  Të krijohej një koalicion i gjete që të përgatiste vendin për zgjedhjet e vitit 2021.  Kjo është e dy kryeministrave është “një sajesë” shqiptare për të çuar vendin në zgjedhjet e vitit 2011.  Ti nuk mund ti thuash Edi Ramës të ikë, sepse në momentin kur i thua ti je shumicë. Ata nuk duhet të ndajnë pushtet, por përgjegjësi”, u shpreh ai në studion e gazetarit Mustafa Nano.

Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet vetëm që dikush të ikë nga pushteti. E njëjta gjë sipas tij, ndodhi në vitin 1997 dhe e njëjta gjë po ndodh tani.

“Kemi 26 vjet që nga koha kur ishim bashkë në Partinë Demokratike. Mjekra ime dhe okët e tua janë më të vlefshme se demokracia shqiptare sot.  Ne të dy kemi bërë përpjekje brenda Partisë Demokratike dhe jashtë saj. Qëllimin e mirë besoj se ty dhe mua nuk e vë kush në dyshim. Janë të njëjtit njerëz, ata që donin të digjej Shqipëria në vitin 1997 vetëm që të ikte Sali Berisha nga pushteti.  Dakord që digjej Shqipëria, po ne ku do të jetojmë?

Sapo kthehem nga Libani, një vend 10 mijë kilometër katror. Një vend në ku me Izraelin me të cilin ka luftuar gjithmonë dhe me Sirinë që ka bashkëpunuar gjithmonë.  Atje janë vrarë kryeministra dhe jeta ka vazhduar. Kanë optimizëm.  Ata nuk duan që vendi i tyre të shkatërrohet, ndërkohë që ne kemi të njëjtat emra, të cilët janë gati që gjithçka të digjet vetëm e vetëm të ikë Edi Rama nga qeveria. Janë politikanë, gazetarë. Shqipëria pas 4 vjetëve, për shkak të PP-ve, ndoshta vendi mund të kalojë një krizë të thellë ekonomike, por aktualisht kemi rritje prej rreth 4%”, u shpreh ai.

loading...