Publikohet shifra! Sa qytetarë u nisën nga rrethet për protestën e opozitës

Kliko per me shume info

Kur na ndan një orë nga nisja e protestës së gjashtë kombëtare të opozitës, burime nga PD bëjnë me dije se drejt kryeqytetit janë nisur nga rrethet 60 mijë qytetarë. Selia blu pretendon se pavarësisht presioneve të bëra mbi qytetarët, protesta do të ketë një pjesëmarrje masive.

Shifrat e nxjerra nga PD:

Kliko per me shume info

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë

Qarku Lezhe – 7300 qytetarë

Qarku Kukës – 3800 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 5600 qytetarë

Qarku Vlorë – 5000 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë

Qarku Korçe – 4700 qytetarë

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të marshohet në disa institucione të rëndësishme si parlamenti apo policia.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte.

loading...