Ndizen gjakrat mes Braçes dhe Palokës: Konia e Ramës…

Kliko per me shume info

Pak orë para protestës së gjashtë kombëtare të opozitës një replikë e fortë është zhvilluar në distancë mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe Nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

Në një reagim në rrjetet sociale për protestën e opozitës, zëvendësi i Edi Ramës deklaron se shqiptarët nuk votojnë vrasësit e 21 Janarit. Duke ju përgjigjur në Facebook akuzave të Braçes, Paloka shprehet se Edi Rama duhet t’u tregojë shqiptarëve se çfarë shërbimi ka bërë kreut të PS, më 21 janar, gardisti që u kandidua nga PS si kryetar bashkie.

Kliko per me shume info

Deklarata e Erion Braçe: “Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit! Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali, kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?

A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit? Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille! Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij,  per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!

Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti, ajo eshte unike: NUK VOTOHEN VRASESIT! Ne cdo kohe!”- shkruan Braçe në “Instagram”.

Deklarata e Edi Palokës: Konia e Rames qe i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prap ne ndihme 21 janarin.

Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.
Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të marshohet në disa institucione të rëndësishme si parlamenti apo policia.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte.

loading...