Merr fund qetësia, gurë dhe përplasje te Kuvendi
Lajmifundit
/
25 Maj 2019, 20:11
Aktualitet
Kanë nisur tensionet e para në protestën e opozitës që tashmë është zhvendosur përpara Kuvendit.
Një pjesë e protestuesve kanë hequr gardhin rrethues që ishte vendosur nga Policia dhe kanë hedhur shashka dhe gurë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe punonjësve të policisë.
“Zoti Gazment Bardhi, si organizues i protestës merrni masa që protesta të jetë paqësore. Po hidhen sende të forta ndaj efektivëve të Policisë, bëni thirrje për ndalimin e sjelljeve të dhunshme”.
Të nderuar qyetarë, distancohuni nga veprimet e dhunshme”, janë thirrjet e bëra nga ana e punonjësve të policisë.