Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona në Memaliaj, nën hetim edhe kryeplaku

Aktualitet

Nga policia janë arrestuar në Memaliaj dy persona pasi dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60 kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz. Të arrestuarit janë H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç.

Po kështu edhe për kryeplakun e fshatit me iniciale G.Ç ka nisur hetimi nga Prokuroria.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër vijojnë punën për goditje e paligjshmërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Memaliaj, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç, pasi këta shtetas dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60 kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz, Memaliaj., si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe për shtetasin G.Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Buz.

ME TE LEXUARAT