Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 4 persona
Pas intensifikimit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Policia e Fierit ka vënë në pranga 5 persona, ku ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme.
Policia e Fierit njofton se arrestimet janë kryer në kuadër të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Ndërkohë që në pranga është vënë edhe një person, i cili lëviste me automjet të dyshuar të vjedhur dhe pa leje drejtimi.
NJOFTIMI
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
E.K, 32 vjeç, banues në Fier.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.
A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
L.K, 46 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.C, 54 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip B.M.V i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i pa paisur me leje drejtimi.