I riu në karrocë me rrota mes protestuesve: Kam dalë për hallet e mia...
Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës përballë kryeministrisë.
"S’ka zgjedhje pa opozitën" kjo është një nga pankartat që mbështetësit e opozitës kanë në dorë para kryeministrisë.
Një protestues i veçantë, është i pranishëm ditën e sotme në protestën e opozitës.
Bëhet fjalë për një djalosh të ri me aftësi ndryshe, i cili ka thënë për kamerat se ka qenë në çdo protestë të opozitës dhe se është ditën e sotme i pranishëm për të drejtat e tij, sipas tij, të mohuara nga qeveria Rama.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Asnjë ligj nuk është miratuar për ne. Rama ka patur vetëm premtime, asgjë konkrete. Kujt t’i drejtohemi? Nuk protestoj për qeverinë, por për hallet e mia. Do qëndroj në protestë sa të mundem,”-ka thënë ai