E rëndë/ Ndërron jetë punëtori shqiptar në Itali

Kliko per me shume info

Humb jetën në vendin e punës 44-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në La Loggia, provincë e Torinos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat përtej Adriatikut, shqiptari ishte duke hapur një gropë në momentin kur pati rrëshkitje dheu, çka rezultoi fatale për jetën.

Kliko per me shume info

Në vendin e ngjarjes mbërriën forcat e policisë, zjarrfikësja dhe ambulanca, por përpjekjet rezultuan të kota.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit në fjalë.

loading...