Berisha nuk i ndahet Ramës, ky është mesazhi i prerë për kryeministrin

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama duke e akuzuar njëkohësisht se fshihet si frikacak.


“Dua t’i them monstrës mos mendo as për një të njëmijtën e sekondës se do t’ua rrëmbesh pluralizmin shqiptarëve. Vetëm atëherë do t’u rrëmbesh shpirtin. Dije mirë se edhe 300 pashë nën tokë po u fute, do të të nxjerrim si mi.

Kliko per me shume info


Kur të rrëzosh këta qindra mijëra burra e gra që kanë pushtuar Tiranën atëherë mund të cënosh pluralizmin. Është në mbrojtje të themeleve të kushtetutës që ndërtohet mbi pluralizmin politik. Lexo mesazhin e qytetarëve.


Thirrja ime është: Jep dorëheqjen, dëgjo mesazhin e shqiptarëve”, tha Berisha.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjdhjeve lokale të 30 Qershorit.

Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të mrarshohet në disa institucione të rënësishme si parlamenti apo policia.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte./Faxnews

loading...