Basha mbyll tubimin, zbulohet data tjetër e protestës së opozitës

Aktualitet

Mbyllet pas dy oresh protesta e opozitës. Ndryshe nga 5 protestat e tjera, e sotmja ishte më paqësore dhe nuk shënoi incidente vetëm disa hedhje shashkash dhe djegie te dy kutive te kartonit para kuvendit.

"Rama ik!" Pas qendrimit per nje ore para kryeministrise, protestuesit marshuan drejt kuvendit ku qëndruan deri rreth orës 21:30 për tu zhvendosur më pas drejt selise PD.

Pas mbledhjes që Basha zhvilloi me ish-deputetët dhe kryesinë vendosi që protesta e radhës do të jetë ditën e premte, në 31 maj, citon ora news.

Ndërkohë para se të niste protesta ndërkombëtarët bënë apel për një protestë paqësore.

ME TE LEXUARAT