Basha i jep përgjigje Ramës: Mesazhi im për ty është largimi yt!
Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të qartë letrave publike të Ramës duke i përsëritur edhe njëherë se i vetmi mesazh që ka për të është largimi i tij
"Nuk ka në Euiropë politikanë që ta mbushin grupin e tyre parlament me vrasës dhe përdhunues të grave dhe vajzave shqiptare të dhe të mos shporret
Vlerat e Europës, normat e Europës do të kishin diktuar ikjen e Edi Ramës në këto 6 vite dhunë ndaj shqiptarëve. Ndaj sot i them dhe shumë shpejt do të bëhet, "Rama ik’
Ky është mesazhi i sovranit tash tre muaj qëndrese bashkmi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ky është mesazhi i qyterarëv të bashkuar, përtej dallimeve partiake, të gjithë për ta larguar shkatërrimtarin e Shqipërisë, njeriu që për pushtetin e tij futi krimin në parlament
Që për pushteyin e tij u hoqi bukën e gojës fëmijëve të shqiptarëve për të ushqyer oligarkët, duke i helmuar me gaz lotësjellës si një kriminel ndaj popullit të vet.
Ky mesazh buron kudo nga gojët nga kraharoët e shqiptarëve, ky mesazh është mesazhi i çlirimit të qeverisë nga krimi, i shkëputjes së Shqipërisë nga horrat dhe zagarët.