Balla ngre zërin: Askush të mos dalë mbi Kushtetutën!

Kliko per me shume info

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilluan një takim elektoral në Bashkinë Prrenjas, ku prezantuan kandidatin socialist për Bashkinë e Prrenjasit, Nuri Belba.

Në fjalën e tij Balla tha se Partia Socialiste ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet, ndërsa theksoi dhe njëherë tjetër se sipas mazhorancës zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor. Kreu i grupit parlamentar në PS theksoi se kushdo që do të tentojë që të cënojë zgjedhjet do të marrë ndëshkim sipas ligjit.

Kliko per me shume info

“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndëshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”, deklaroi Balla.

Në këtë mënyrë Balla injoron dhe thirrjen e bërë dje nga presidenti Meta, i cili u shpreh i gatshëm për të ndryshuar datën e zgjedhjeve.

loading...