Arrestohet ish-Kryetari i komunës në Shkodër
Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar 2 persona në Shkodër, të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Z. M., 36 vjeç, banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, nr. 124 datë 07.02.2019, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.