Ambasada e SHBA thirrje protestesve: Përmbahuni dhe qëndroni larg…

Kliko per me shume info

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme të opozitës, ambasada e SHBA u ka bërë thirrje protestuesve për të mos ushtruar dhunë pasi nuk është një akt demokratik.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme.

Kliko per me shume info

Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv” përfundon amabasada e SHBA-së.

loading...