A do të ketë përplasje? Zbulohet plani i PD: 300 persona do të…

Kliko per me shume info

Teksa pritet të nisë marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë, mësohen detaje nga organizimi i protestës nga na e opozitës.

Rreth 300 të rinjë të forumeve rinore do të qëndrojnë përpara kordonit të policisë për të qetësuar turmën, dhe do të mbajnë një shirit të bardhë në krah.

Kliko per me shume info

Duket se drejtuesit e opozitës kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore, dhe nuk do të ketë bomba molotov, të cilat u hodhën kryesisht në protestën e datës 11 Maj, ku mbeti i plagosur nga dhuna e policisë dhe Sait Dollapi.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të marshohet në disa institucione të rëndësishme si parlamenti apo policia.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte.

loading...