Sherr banal në Berat, plagoset me armë zjarri 32-vjeçari

Kliko per me shume info

Një 43-vjeçar me iniciale E.P ka plagosur sot me armë zjarri shtetasin me iniciale D.B, 32 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë-Partizani, pas një konflikti për motive të dobëta. 32-vjeçari menjëherë pas ngjarjes është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

“Informacion paraprak Sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë Partizani, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç. Shtetasi D.B, mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.”-njofton policia.

loading...