Pasi i shpëtoi bombës në Afrikë, Daçiç: Misioni im, asnjë shtet të mos e njohë Kosovën!

Kliko per me shume info

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha të premten se puna e tij është që të sigurojë që asnjë shtet më të mos e njohë Kosovën. “Unë do të shkoj kudo, sepse kjo është puna ime”, tha Daçiç për televizionin serb RTV B92.

Kreu i diplomacisë serbe tha se Serbia kishte pasur sukses në politikën e saj të bindjes së shteteve, që të tërhiqen nga njohja e pavarësisë së Kosovës dhe që disa vende perëndimore janë shqetësuar nga kjo gjë. Daçiç tha se shumë shtete me të cilat Serbia po ripërtërin marrëdhëniet e saj nuk janë vizituar për dekada,” njofton B92.

Kliko per me shume info

Kjo deklaratë u bë sot, pak ditë pasi Daçiç u kthye nga një vizitë traumatike në Somali dhe një avarie në avionin me të cilin po kthehej. Sipas B92, “ministri Daçiç ishte në pallatin presidencial të Somalisë në kohën kur ndodhi një sulm terrorist. Në momentin kur u dëgjua shpërthimi, Daçiç ishte duke biseduar me presidentin e Somalisë, i cili “u hodh përpjetë kur dëgjoi shpërthimin”.

“Ne jemi mësuar me këtë, se ne kemi qënë të bombarduar nga NATO,” ka thënë daçiç në atë moment, sipas Tanjug, ndërsa Presidenti i Somalisë i tha se nëse do të kishin qënë zyrtarë perëndimore aty në atë çast, ata do t’ia kishin mbathur menjëherë.

Kur Daçiç ia tregonte agjensisë Tanjug këto, ai kishte mësuar se objekt i sulmit kishte qënë një ish-Ministër i Jashtëm i Somalisë.

Daçiç i rrëfeu të gjitha nga Athina, ku avioni i qeverisë së Serbisë, me të cilin ai po udhëtonte, u detyrua të zbriste për shkak të një difekti.

Nga shpërthimi në Mogadishu të Somalisë, që u krye nga terroristët e Al-Shabaab të lidhur em Al-Kaedën, u vranë të paktën nëntë persona, përfshirë ish-shefin e ushtrisë së Somalisë dhe u plagosën 13 persona të tjerë, kryesisht ushtarë,” përfundon njoftimi i B92

loading...