Ndoka, Ramës/ Ja zgjidhja. Ndryshe, pushofshi në...
Lajmifundit
/
24 Maj 2019, 12:33
Politikë
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka dërguar një letër publike për të portalin e Kryeministrit Rama.
Ai ka parashtruar 7 pika sesi mund të zgjidhet kriza në vend. Ndër to është edhe dorëheqja e vetë Kryeministrit. Të gjitha këto zgjidhje, ai i ka cilësuar si 'këshilla për kokat e nxehta'.
Letër për portalin e KM!
Si zgjidhet kriza?
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Këshilla për kokat e nxehta:
- Krijohen dy grupe negociatorësh (pozitë-opozitë), në nivel politik e teknik.
- Përafrohen qëndrimet politike të palëve.
- Data e zgjedhjeve, parlamentare dhe lokale, projekt për ndryshimet ligjore.
- Mandati i qeverisë kalimtare dhe detyrat.
- Reformat që do të kryhen në drejtësi, zgjedhore, territoriale, integrim dhe kudo tjetër, që gjykohet.
- Dorëheqja e Kryeministrit!
- Firmosja publike e marrëveshjes mes përfaqësuesve të lartë politik (pozitë-opozitë).
- Kaq, kriza u zgjidh!?
Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej..!?