Rrahu bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

Aktualitet

Një 55-vjeçar ka rënë prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshosrtes së tij. Sipas njoftimit të Policisë nga ushtrimi i dhunës nga ana e shtetasit me inicialet B.B., bashkëshortja e tij ka pësuar dëmtime të dukshme fizike.

Materialet i kaluan Gjykatës Shkallës Parë Berat për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i Policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

B.B, 55 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime të dukshme.

Materialet i kaluan Gjykatës Shkallës Parë Berat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT