Përmbysje vendimi, kaosi përfshin Serie B italiane!

Kliko per me shume info

Gjykata Administrative Rajonale e Lacios ka pezulluar në mënyrë parandaluese vendimin e 13 majit të shkuar nga Lega Serie B, që kishte sintetizuar anulimin e play-out duke dënuar me rënien në Serie C të Foggias.

Në rastin se play-out do të luheshin, atëherë Foggia do të përplasej me Salernitanan e Claudio Lotitos, që u akuzua pikërisht si personi që me lidhjet e tij solli në këtë vendim për të mos zhvilluar garën e rënies në kategorinë e tretë, pas dënimit të Palermos me rënie në fund të tabelës, praktikisht në Serie C.

Kliko per me shume info

Megjithatë, skaudra kuqezi e drejtuar nga Gianluca Grassadonia duhet të presë deri të martën më 28 maj, përpara një date tjetër, për të diskutuar çështjen e seancës së TAR të Lazios. Fati i puljezëve varet nga vendimi i shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit të Federatës.

Në rast se verdikti i Gjykatës së Federatës Kombëtare mbi sicilianët e Palermos do të përmbysej, Foggia do të binte nga kategoria, ashtu si ndodhi në fushë, dhe play-out do të luanin Venezia dhe Salernitana.

Duhen pritur 24 orët e ardhshme për një vendim përfundimtar.

loading...